Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën për mbajtjen e tyre, pas shkarkimit të Safet Gjicit për shkak të skandalit seksual në zyrën e tij. Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë.