Një aksident i rëndë ndodhi shënuar këtë të premte në Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. viktimë e aksidentit mbeti vëllai i këngëtarit të njohur, njëherësh fitues i Big Brother VIP 4, Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit ‘Gjesti’. Eldion Kelmendi, ishte duke drejtuar një motor në të cilin ishte pasagjer dhe një miku I tij. Ata sipas policisë së Kosovës, humbën kontrolli në afërsi të një kthese në fshatin Treboviq, në Pejё dhe u përplas me një makinë. Si pasojë e goditjes së fortë humbi jetën në vend vëllai I këngëtarit. Ndërkohë shoku I tij u dërgua me urgjence drejt spitalit të Pejës ku po merr ndihmë mjekësore, kurse trupi i pa jetë i viktimës u dërgua me kërkesë të prokurorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për ekzaminim. Një lajm i dhimbshëm ky për fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, që humbi vëllain e tij, por ngjarja ka tronditu dhe ndjekësit e këngëtarit.