Organet e trupit të një shtetasi shqiptar i cili humbi jetën në Greqi si pasojë e një sherri me sende të forta, do t’i dhurohen personave që kanë nevojë për transplant. Kanë qenë familjaërt e shqiptarit, ata të cilët kanë marrë këtë vendim, për të dhuruar organet e trupit të djalit të tyre. Mediat greke të cilët publikuan lajmin, e cilësojnë gjestin e familjes shqiptare si dhuratë jete. Ata shtojnë se procesi i dhurimit ka nisur në mënyrë të përshpejtuar, për të mos humbur kohë për personat që kanë nevojë urgjente për to.