Gjermania do të mbyllë tre konsullata iraniane në përgjigje të ekzekutimit të Jamshid Sharmahd, një shtetas gjermano- iranian, në fillim të kësaj jave.Njoftimi u publikua nga mediat e huaja pas një deklarate të ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock. “Ne e kemi bërë të qartë herë pas here se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja të rënda. Prandaj, kam vendosur të mbyll të tre konsullatat iraniane në Frankfurt, Mynih dhe Hamburg”, tha Baerbock në Nju Jork.