Kërcënimi i Rusisë përmes sulmeve kibernetike, propagandës dhe taktikave të tjera për të ndikuar në opinionin publik në Gjermani është real dhe në rritje, thotë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser për gazetën Zidojce Cajtung. Sipas saj, rreziqet kanë arritur një nivel të ri. E ky paralajmërim vjen ndërsa gjermania po përgatitet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe për zgjedhjet në tri lande të Gjermanisë në shtator. Ekziston shqetësimi në rritje se Moska do të përpiqet të fitojë mbështetje për partitë pro-ruse si AfD.