Top News/ Gjermania përgatitet për luftë / ’Plas’ deri në 2029-ën, Pistorius: Të marrim masa
06/06/2024 12:29

"Ne duhet të jemi në gjendje që të përballemi me një luftë deri në vitin 2029". Kështu tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke nënvizuar se nuk duhet menduar se Putini do të ndalet në Ukrainë. "Në një skenar serioz, ne kemi nevojë për gra dhe burra të aftë për të mbrojtur vendin. Ne duhet të parandalojmë ardhjen e më të keqes. Besoj se forma të reja të shërbimit ushtarak janë të nevojshme dhe së shpejti do të dalim me propozime konkrete”, tha Pistorius. Që në nëntor të vitit të kaluar, Pistorius kishte folur për nevojën e përgatitjes së vendit për luftë dhe tha në atë kohë se ky duhej të ishte një prioritet në politikën gjermane të mbrojtjes. Tani, qeveria e Berlinit po punon për një strategji të re mbrojtjeje, në rast krize e konflikti, që përfshin masat dhe strukturat e nevojshme për të garantuar pavarësinë dhe sovranitetin e gjermanisë. Udhëzimet sigurojnë që të gjithë aktorët kryesorë, duke filluar nga forcat e armatosura e deri te skuadrat e shpëtimit dhe autoritetet e mbrojtjes civile, mund të luajnë rolin e tyre në kohë krize. Një "plan operacional për Gjermaninë" që po hartohet aktualisht duhet të përcaktojë se "kush duhet të marrë përsipër një detyrë të caktuar, në një skenar të caktuar krize”. Udhëzimet e përgjithshme të mbrojtjes të miratuara tani zëvendësojnë rregulloret përkatëse të vitit 1989. Një risi kryesore është vëmendja e shtuar ndaj kërcënimeve që vijnë nga hapësira kibernetike dhe lufta hibride nën prag të një sulmi ushtarak. Për më tepër, nënvizohet edhe roli i Gjermanisë si një "qendër e rëndësishme" për vendosjen e trupave të NATO-s në zemër të Evropës.

Top Channel/ Trump: Starmer, s’kemi nevojë për ty tani që e fituam luftën
07/03 23:32
Top Channel/ Plagoset djali i Khamenei, SHBA-Izrael godasin naftën, Irani sulmon bazat amerikane
07/03 23:25
Top Channel/ Shpërthim në Bejrut pran aeroportin, TCH sjell pamjet, tymi mbulon zonën
07/03 23:24
Top Channel/ Stuhi e frikshme në SHBA, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur
07/03 23:23
Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03 23:07
Top News – Izraeli sulmon depot e naftës iraniane. Trump pret trupat e ushtarëve të rënë në luftë
07/03 22:18
Top News – ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin
07/03 22:00
Top News – Plagoset djali i Khameneit. ‘Sulmet kapën Mojtaba Khamenein, por është ende gjallë’
07/03 21:41
Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 20:05
Top Channel/ Mesazhi i Presidentit të Emirateve: Do ta mbrojmë popullin dhe vendin tonë
07/03 20:04
Top Channel/ TRONDIT Trump: Sot do godasim fort Iranin! Do i shkatërrojmë!
07/03 20:03
Top Channel/ “Jemi në kohë lufte”, Presidenti i Emirateve mesazh popullit dhe shtetasve të…
07/03 19:52
Top News – Irani paralajmëron qytetarët. ‘Kush publikon pamje të bombardimeve do dënohet ashpër’
07/03 18:30
Top News – Irani po shkatërron radarët e SHBA. Raketat shënjestrojnë ‘sytë’ e ombrellës izraelite
07/03 15:57
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 15:39
Top Channel/ Ukraina nxjerr në luftë robotët e armatosur: Më efikasë se dronët, nuk bëjnë zhurmë!
07/03 14:59
Top Channel/”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell: Pas Hagës, të rikthehet në politikë!
07/03 14:55
Top News – Shahu flet me ‘Hitlerin’. Rrengu i komedianëve rusë ndaj ‘mbretit’ të Iranit
07/03 14:07
Top News – Influencerat e Gazës. Padi ndaj qeverisë izraelite për mosshlyerje detyrimesh
07/03 13:34
DIGITALB DIGITALB