Top News – Gjermania nis izolimin/ Evropa, festa nën karantinë
16/12/2020 12:24

Gjermania nisi një izolim të ri, të vështirë, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jo të domosdoshme në një përpjekje për të ndaluar rritjen e infektimeve me koronavirus. Masa do të jetë në fuqi deri më 10 janar. Krishtlindjet do të shohin një zbutje të lehtë, me mundësinë e pritjes në një shtëpi të deri në katër pjesëtarëve të afërt të familjes. Vendi raportoi 952 viktima, shifër rekord kjo që nga fillimi i pandemisë, dhe 27728 raste të reja të mërkurën. Vende të tjera evropiane kanë ashpërsuar kufizimet e krishtlindjeve, me francën që riktheu ndalim qarkullimin gjatë natës. Nën masat e reja në gjermani, vetëm bizneset e domosdoshme si supermarketet dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë hapur. Restorantet, baret dhe qendrat e argëtimit janë mbyllur që në nëntor dhe disa zona të vendit kanë vendosur izolimet e tyre sipas nevojës. Parukeritë janë mes bizneseve që duhet të mbyllen ndërsa konsumi i alkolit në vende publike, është i ndaluar. Kompanive u është kërkuar të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Në anën tjetër, Franca zëvendësoi izolimin e saj të dytë kombëtar me një ndalim qarkullimi nga ora 20.00 deri në 6 të mëngjesit. Njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia në këtë fashë orare pa autorizim. Mbrëmja e krishtlindjes do të bëjë përjashtim por rregulli do të mbetet në fuqi për vitin e ri. Baret dhe restorantet do të mbeten të mbyllur të paktën deri më 20 janar. Numri i viktimave në francë u rrit me 790 të martën për një total prej 59072. Holanda është vënë nën izolim pesë javor, masa më strikte kjo e ndërmarrë në vend që nga fillimi i pandemisë. Por kufizimi do të zbutet pakëz vetëm për tre ditë gjatë krishtlindjes. Në britaninë e madhe, Londra nisi masat e izolimit të shkallës më të lartë sot ndërsa në itali, qeveria ende po shqyrton shtrëngimet për festat e fundvitit.

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB