Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë në muajin e kaluar në 87.3 pikë. Rënie e klimës së biznesit është shënuar për të tretën herë radhazi, njoftoi Instituti ifo i Mynihut në sondazhin e tij me rreth 9.000 menaxherë. Ekspertët prisnin një rënie më të vogël.