Gjermania sot zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian. Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë. Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada gjermane në Shqipëri ku njofton se Ambasadori Peter Zingraf do paraqesë përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe do flasë mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.