Top News/ Gjermania lehtëson dëbimin e të huajve / Miratohen masat, zbuten tensionet në koalicion
19/01/2024 14:13

Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, si psh zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj. Këto masa do të lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë. Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti. Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet. Projektligji ishte hequr nga rendi i ditës përmes një njoftimi të minutës së fundit gjatë seancës së fundit para Krishtlindjes. Tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës u bë për shkak se, një prej partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman, Të Gjelbërit, kërkoi përmirësimin e legjislacionit. Për shkak të insistimit të kësaj partie, tani është garantuar që personave që janë në procedurë dëbimi do t'u sigurohet një avokat. Ligji parashikon gjithashtu masa më të ashpra kundër trafikantëve të njerëzve. Për shkak të protestave të organizatave për drejtave të njeriut, një paragraf i futur më vonë në legjislacion, sqaron se kjo nuk i prek njerëzit që shpëtojnë refugjatë në det.

Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28