Top News – Gjermania, ‘jo’ bombave thërrmuese / Kundër furnizimit të Kievit me municionet e ndaluara
07/07/2023 14:50

Gjermania është kundër dërgimit në ukrainë të bombave thërrmuese, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të premten. Ky reagim i Berlinit vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla. Organizatat e të drejtave të njeriut kundërshtojnë po ashtu dërgimin e municioneve të tilla. Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente. E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se “kam përcjell raportimet mediave. Për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen”. Baerbock iu referua Konventës për Municione Thërrmuese që u nënshkrua në kryeqytetin norvegjez më 2008. Kjo konventë ndalon përdorimin, ruajtjen, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese. Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, për të cilin dërgimi i bombave thërrmuese në ukrainë nuk është një opsion. Organizata Human Rights Ëatch u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të mos e furnizojë Kievin me municione të tilla. Kjo organizatë tha se municionet thërrmuese janë përdorur si armë nga forcat ruse dhe ukrainase, të cilat kanë vrarë civilët ukrainas. Municionet thërrmuese janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese. Ato janë të ndaluara në 120 vende të botës.

Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
DIGITALB DIGITALB