Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe koalicioni i tij qeverisës kanë rënë dakord të dyfishojnë ndihmat ushtarake të gjermanisë, për Ukrainën, vitin e ardhshëm, deri në 8 miliardë euro – raportoi Bloomberg Neës të shtunën duke cituar burime të afërta me cështjen. Nëse miratohet nga parlamenti i Berlinit, ku partia e Scholzit dhe partnerët e koalicionit kanë shumicën, masa do të rrisë shpenzimet e gjermanisë në mbrojtje mbi 2 për qind të produktit të brendshëm bruto, një objektiv ky i paracaktuar për të gjithë anëtarët e NATO-s.