Kosova po përballet me pasoja të rënda, për shkak se vendosi të mos përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionin e situatës në veri të vendit, tensione këto që vijojnë prej datës 26 maj. Së fundmi, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, duke shtuar se nga kjo masë nuk preken projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që kanë nisur zbatimin.