Gjermania ka siguruar një lidhje energjetike me qendrën që planifikohet të ndërtohet në Detin Baltik për prodhimin e energjisë përmes erës. Kjo pritet të ndihmojë Berlinin që të ulë varësinë që ka ndaj energjisë ruse, bëri të ditur Ministria e Energjisë së Danimarkës, vendit ku do të ndërtohet kjo qendër.