Deklarata e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, se Kosova i përket Këshillit të Evropës, nxiti reagime të ashpra në Beograd, duke përplasur publikisht Gjermaninë dhe Serbinë. Diplomati qëndroi të premten në Prishtinë ku shprehu mbështetjen e Berlinit pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Sarrazinpremtoi se Gjermania do të bënte gjithçka që është në dorën e saj për të ndihmuar Kosovën në këtë proces.