Mungesa e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracitë, po bëjnë që çdo e treta kompanive industriale gjermane të zhvendosen jashtë vendit. Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin vendodhje të reja jashtë vendit, ndërsa vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të reja në Gjermani.