Gjermania do ta arrestojë Vladimir Putin nëse Presidenti rus shkel në territorin gjerman dhe nëse gjykata ndërkombëtare penale kërkon zbatimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar kundër tij. Ministri gjerman i drejtësisë, Marko Bushman tha se pret që në ditët në vijim, gjykata t’i drejtohet interpolit dhe shteteve pjesëmarrëse të saj për të kërkuar zbatimin e urdhërarrestit. Më 17 mars gjykata lëshoi urdhër-arrest për Putinin dhe Maria Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve që mbikëqyr deportimet e detyruara të fëmijëve ukrainas. Kjo e bëri Putinin liderin e tretë shtetëror në detyrë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata, pas Omar al-Bashir të Sudanit dhe Muammar Gaddafi të Libisë.