Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Vendimin për këtë e mori qeveria gjermane një ditë më parë. Vendimi parashikon dërgimin e deri 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea. Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundesëehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.