Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se, gjatë vitit 2025, kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi, shifër kjo më e ulët krahasuar me rastet e regjistruara në vitin 2024. Sipas statistikave, Shqipëria është një ndër tre vendet që kryesojnë, me 661 raste dëbimesh, së bashku me Gjeorgjinë dhe Turqinë. Po ashtu, në vitin 2024, shqiptarët mbanin vendin e parë me 923 raste të përfshira në procedura dëbimi.