Gjermania pret që në raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, I planifikuar të mbahet në Ohër më 18 mars, palët të arrijnë një marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes vendeve. Ambasada gjermane në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, është synim i Procesit të Berlinit, por në rastin e Kosovës dhe Serbisë ka një pengesë në këtë rrugë.