Top News – Gjermani, shtyrja e izolimit/ “Gjendja në vend është dramatike”
06/01/2021 12:16

Prej ditësh ishte diskutuar shtyrja e masave kufizuese ndaj koronavirusit. Tani kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për ashpërsimin e rregullave. Ne mbledhjen e Berlinit u pohua se gjendja është dramatike. “E kam thënë dhe përsëritur vazhdimisht se muajt e dimrit, siç na e theksuan edhe ekspertët, janë muajt kur pandemia mund të mbërrijë kulmin e virulencës. Dhe me mutacionin që ka pësuar virusi, e që është pikasur tashmë në vend, shtyrja e masave te izolimit është e pashmangshme”, tha Merkel. Me këtë arsyetim, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën ashpërsimin e masave kufizuese: Federata dhe landet do t’i reduktojnë më tej lirinë e lëvizjes për njerëzit në të ashtuquajturat hotspote. Sikurse njoftoi në një konferencë shtypi kancelarja pas konsultimeve disaorëshe me krerët e landeve, në rajonet me një incidencë shtatë ditore prej më shumë se 200 raste infektimesh për 100.000 banorë liria e lëvizjes do të jetë e mundur vetëm brenda një segmenti deri në 15 km nga vendbanimi. Përjashtime do të ketë vetëm për arsye të forta.Gjithashtu është përforcuar edhe më shumë kufizimi i kontakteve: anëtarët e një familjeje lejohen të takohen vetëm me një person nga një familje tjetër. Deri tani lejoheshin të takoheshin maksimumi deri në pesë persona nga maksimumi dy familje. Kancelarja foli për mbingarkesë të reparteve të reanimacionit nëpër spitale, ndërsa tha se disa nga këto të fundit janë përballur me “situata në limite”.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB