Një shtetas gjerman është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte një ngjashmëri. 41-vjeçari nga Gjermania ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike në vendin e tij. Sipas njoftimit zyrtar, kanë nisur procedurat e ektradimit për të ndaluarin, banues në Gjermani.