Mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani është bërë një emergjencë dhe shkak kryesor për këtë është zhvillimi demografik. Por, sipas ekspertëve, problemi bëhet akoma më i madh duke patur parasysh zvogëlimin e orarit të punës. Sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo, pakësimi i orëve të punës ashpërson më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Është e vërtetë që numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur nga 40 në 45 milionë vetë, por në anën tjetër, numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë. "45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë."