Sipas një studimi të publikuar së fundmi, vetëm 27 për qind e qytetarëve gjermnanë të anketuar, besojnë se shteti është në gjendje të bëjë punën e tij. 69 për qind thonë se institucionet shtetërore janë të mbingarkuara dhe se kryerja e detyrave për të cilat qytetarët paguajnë taksat është përtej mundësive të tyre.