Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Mark Milley. Ai theksoi se nuk ishte i befasuar që përparimi kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar - por shtoi se Ukraina po "përparonte në mënyrë të qëndrueshme".