Top News – Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin serb / Mbi 50 persona të helmuar nga amoniaku
26/12/2022 15:37

Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi 51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit për shkak të rrjedhjes së amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës. Kryetari i komunës së Pirotit, Vladan Vasiq, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në këtë qytet, njoftuan mediat serbe ndërsa shkollat kanë qëndruar të mbyllura këtë mëngjes. Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare në Nish, në këtë spital janë shtruar 15 persona, 12 të rritur dhe tre fëmijë, me simptoma helmimi. Në njoftim theksohet se të gjithë pacientët janë në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën dhe shtojnë se ata janë shtruar në spital gjatë natës. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se “ka pasur një rrëshqitje të vagonit të një treni mallrash që mbante amoniak dhe ka pasur si pasojë rrjedhje gazit dhe përqendrim të madh të tij në atmosferë”, ka njoftuar ministria e punëve të brendshme. Ministria u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë pranë vendit të ngjarjes “të mos largohen nga shtëpitë dhe të mos dalin jashtë”. Trafiku hekurudhor në atë zonë është ndërprerë. Punonjësit e turnit të dytë në fabrikën e gomave “Tigar Tires” në Pirot janë evakuuar, ndërsa turni i tretë, siç njofton RTS-ja, nuk do të punojë. Këtë aksident e bëri të ditur vetë kompania transportuese “Srbija Kargo”, e cila tha se bëhet fjalë për trenin e mallrave që udhëton çdo ditë, duke transportuar lëndë të parë nga Bullgaria në Prahovë dhe Shabac. “Srbija Kargo” në deklaratën e saj thekson se nuk ka viktima apo të lënduar, njofton RTS.

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB