Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau. Z. Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur. “Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.