Një trup i dekompozuar është gjetur në një godinë të braktisur pasditen e kësaj të enjte në lagjen "16 Prilli" në qytetin e Fierit, duke alarmuar banorët e zonës. Personi i pajetë është identifikuar nga policia e Fierit si 42 vjeçari Julian Prifti. Era e rëndë e trupit të dekompozuar ka alarmuar banorët dhe disa punonjës të cilët po kryenin punime në një rrugë pikërisht në këtë lagje.