Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Racalmuto, në provincën e Agrigento në Itali, ku një çift të moshuarish është gjetur I pajetë në banesën e tyre. Sipas medieve vendase, çifti I bashkëshortëve Giuseppe Sedita dhe Rosa Sardo, 66 dhe 62 vjeç, janë gjetur të vrarë në banesë, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione. Dy viktimat rezultojnë të goditura disa herë me thikë, në dhomën e tyre të ndenjes. Sipas po të njëjtave burime, thuhet se arma e krimit nuk është gjetur nga forcat e policisë, teksa I vetmi person që është marrë në pyetje është I biri I të moshuarve. Policia ka ngritur dyshimet e saj mbi 34-vjeçarin, teksa ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur krimi i rëndë.