Është gjendur i pajetë të mërkurën një djalë 24-vjeçar, me iniciale A.D në Durrës, në afërsi të një kabine elektrike. Bëhet e ditur se i riu ka humbur jetën në në lagjen numër 14 në Durrës. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit, paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.