I shpallur I zhdukur që prej 28 gushtit, është gjetur i pajetë në ishullin e Rodos biznesmeni shqiptar Xhani Topalli. 46-vjeçari shqiptar, biznesmen në fushën e ndërtimit, ishte larguar për në punë më 28 gusht, por nuk u kthye më, çka bërë familjarët të denoncojnë rastin. Pas kërkimeve disa ditore autoritetet arritën më 3 shtator të gjejnë trupin e masakruar në rrugën që lidh të fshatin Psinthu me zonën turistike Afando.