Ka shkuar në 14 numri i viktimave pas përmbytjeve në Greqi. Nënë e bir që ishin shpallur të zhdukur, në zonën e Metamorfosit në Kardicë, janë gjendur të vdekur. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.