Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vlerësuar figurën e Sabri Godos, duke u shprehur se Plakun Godo do ta kujtojnë me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës. Në një homazh të bërë në “Facebook”, Rama kujton se Godos i dukej ironike “që unë, ‘gjatoshi gjuhëshpatë’ i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve”.