Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë nuk kanë arritur të zgjedhin Kevin McCarthy në postin e kryetarit. Në votimet që u mbajtën të mërkurën McCarthy nuk hoqi dorë nga gara, por dështoi të zgjidhej në raundin e katërt, të pestë dhe të gjashtë. Republikanët dhe demokratët nuk arritën as të pajtoheshin që të shtynin votimin për një natë tjetër, duke shkaktuar konfuzion.