Senati italian miratoi mbështeti propozimin e qeverisë së Giorgia Melonit për të transformuar kampin e ngritur në Gjadër të Lezhës nga qendër azilantësh në qendër riatdhesimi për emigrantët e dëbuar. Dhoma e lartë e parlamentit italian e miratoi ligjin me 90 vota pro dhe 56 kundër dhe një abstenim pasditen e së martës. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e këtij kampi u miratua që në vitin 2023, por prej dy vitesh zbatimi i saj është sfiduar nga drejtësia italiane dhe aktivistët që e kanë konsideruar atë si antinjerëzore.