Nuk kanë munguar përplasjet mes Kosovës e Serbisë në Forumin e Bledit në Slloveni, teksa protagonist janë bërë ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç.¬ Duke raportuar në prani të të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, Gërvalla u shfaq optimiste se do të bëhen përparime në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, deri në pranverën e ardhshme.