Gerta Gixhari në spektaklin e së shtunës u përball me Kutinë e Pandorës, e cila krahas një të mirë, ka edhe një të keqe. Banorja pati mundësi të takonte vjehrrën e saj e cila e surprizoi me ardhjen në shtëpi dhe nga ana tjetër do të duhej të conte në televotim tre banorë, njëri prej të cilëve do të eleminohej gjatë prime. Zgjedhja e Gertës ishte të dërgonte në nominim Rozanën, Amberin dhe Laertin, që si rrjedhojë e zgjedhjes së Gjestit për ta bashkuar si një lojtar të vetëm me Valbonën, edhe kjo e fundit shkoi në televotim. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë.