Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu I ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel, ka folur pas kaq kohësh, për tragjedinë e Gërdecit, një process tashmë që është rihapur edhe një herë nga GJKKO, pas këmbëngvguljes së Zamira Durdës, nënës së një prej fëmijëve që mbeti viktimë nga shpërthimi. Mediu deklaroi se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku ndodhej Gërdeci dhe këtë gjë e ka mësuar kur ndodhi tragjedia e rëndë.