Ish-ministri I mbrojtjes Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancën e kësaj të marte në gjyqin ndaj dosjes ‘Gërdeci’. Ish- ministri, sipas avokatëve nuk është paraqitur në seancë, sepse ndodhet në SHBA për vizita mjekësore. Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij. Ish ministri, përmes mbrojtjes së tij ligjore, paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej se duhej të kryente ekzaminime mjeksore.