Me betimin e Gent Ibrahimit ka shkuar në 9 numri I anëtarëve që ka Gjykata Kushtetuese, tashmë e plotësuar në tërësi, pas boshllëqëve që u krijuan me nisjen e reformës në drejtësi. Me dorën në Kushtetutë Gjyqtari Ibrahimi u betua para presidentit Bajram Begaj. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.