Në më pak se dy muaj, Bashkimi Evropian pritet t’i zvogëlojë për rreth 90 për qind importet e naftës nga Rusia. Vendimi u mor në maj, si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia nuk iu bashkua këtyre sanksioneve, por kjo masë ka gjasa të ketë ndikim edhe në furnizimet e saj me naftë në Serbi.