Në një rajon ku nuk mungojnë fushëbetejat e përjetshme, ujërat e mesdheut, pranë brigjeve të izraelit dhe libanit, mund të bëhen një e tillë...Një mosmarrëveshje mes dy vendeve për të drejtat e shfrytëzimit dhe kërkimit të energjisë në një trekëndësh të polemizuar të detit rrezikon të përshkallëzohet në një luftë. Hassan Nasrallah, lideri i hezbollahut, lëvizjes shite të mbështetur nga Irani me bazë në libanin jugor, paralajmëroi më 9 gusht se kushdo që do të guxonte të plackiste pasurinë e libanit, do të goditej.