Një gazetar investigativ, Adriatik Doci, ka denoncuar përmes disa postimeve në Facebook, atë që e quan ‘kapje të përfaqësuesve të medias në përfitimin pa kriter të fondeve publike”. Në postimet e tij, Doci akuzon Anila Bashën, e cila aktualisht drejton një portal lajmesh, se është këshilltare për median e kryebashkiakut të Elbasanit, Gentian Llatja, por që më parë ka qenë e punësur edhe nga Qazim Sejdini.