Një mes qindra të rinjve shqiptarë që u larguan për një jetë më të mirë 30 vite më parë drejt Italisë ishte edhe Neritani, 19 vjeç në atë kohë, i cili mes mundimeve të shumta ia doli të mbërrinte në Brindisi. Aty ai u prit nga një banor vendas, i quajtur Mino Marinazzo, me profesion gazetar, i cili i hapi dyert e shtëpisë për dy muaj e gjysmë. Më pas i riu është larguar për në Italinë Veriore dhe nuk ka patur asnjë kontakt me zotërinë që e priti në shtëpi.