Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë të tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve. Për ‘Top Story’ Doçi tha se paratë e inceneratorëve nuk kanë shkuar direkt në xhepat e të implikuarëve kryesorë, por sipas tij provat janë pagesat e kryera nga Klodian Zoto për pushimet e Arben Ahmetajt.