Ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit në Rripin e gazës dhe lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri, Benjamin Netanjahu. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare. Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 "objektiva terroriste”. Trupat vazhduan të hidhnin në erë tunelet e Hamasit nën rripin e gazës si edhe të gjenin armë dhe eksplozivë.