Tre shtete në shkretëtirë kërkojnë të ndërtojnë një gazsjellës që kalon nëpër Sahara. Prej më shumë se një dekade pëfaqësues të vendeve nga Nigeria, Nigeri dhe Algjeria u takuan për të bërë planet e projektit. Por planet u lanë mënjanë. Tani ministrat e energjisë nënshkruan në fund të korrikut një deklaratë ku shpjegojnë synimet e tyre. Nëse gazsjellësi ndërtohet, ai mund të ofrojë për Europën një alternativë kundrejt furnizimeve me gaz nga Rusia.