Protestat kanë shpërthyer këtë të shtunë në kryeqytetin grek Athinë, pasi rritja e cmimeve e regjistruar në vend dhe masat anti-covid, kanë derdhur me qindra studentë në sheshe. Protesta u organizua mesditën e të shtunës para parlamentit grek dhe në sheshet Pamepistimio dhe Omonia, ndërsa studentët hodhën parulla kundër qeverisë dhe masave të marra prej saj me qëllim ndaljen e koronavirusit.