Kryeministri grek Qiriako Micotaqis i kërkoi falje të dielën familjeve të 57 viktimave të tragjedisë më të rëndë hekurudhore në vend ndërkohë që me mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë. “Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçanërisht familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.