Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitar zhvilluan protestën e radhës Kombëtare kundër qeverisë këtë të shtunë, ku edhe njëherë në fund të tubimit nuk munguan tensionet. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt kryeministrisë dhe fishekzjarrë, ndërsa polica u kundërpërgjigj fillimisht duke hedhur ujë mbi turmën. Për të shpërndarë protestuesit, unifomrat blu hodhën gaz lotsjellës. Tensionet erdhën pas fjalës së mbajtur nga Kreu demokrat, Sali Berisha i cili edhe njëherë në këtë protestë kombëtare bëri thirrje për bashkim në misionin e PD që synon përmbysjen e qeverisë.